
Të hënën e shkuar në programin “31 Minuta” ju treguam modelin e Maqedonisë së Veriut, që e ka legalizuar kanabisin mjekësor prej vitesh, ndërsa industria atje ka një serë problemesh për shkak të legjislacionit.
Sot në pjesën e dytë vjen debati për nismën e qeverisë “Rama” për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri. Përfaqësuesit e qeverisë argumentojnë se pse na duhet, ndërsa opozita është kundër. Çfarë thotë biznesi, ekspertët e ekonomisë dhe juristët. (A2 Televizion)