Zjarr i madh pranë Rrugës së Kombit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 17:02 | Aktualitet
Zjarr i madh pranë Rrugës së Kombit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë Rrugës së Kombit, në zonën e Repsit në Mirditë.

Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth.

Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos