Zonja e Parë, në qendër të kritikave, krahasoi hispanikët me “tacos”

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 10:45 | Bota
Zonja e Parë, në qendër të kritikave, krahasoi

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, është vënë në qendër të kritikave pasi gjatë një fjalimi i krahasoi hispanikët me "tacos".

Zonja Biden po iu drejtohej latinëve gjatë një eventi në Teksas, kur u përpoq t’i komplimentonte ata duke përdorur si krahasim ushqimin tradicional meksikan.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë reagoi menjëherë për këtë ngjarjes duke u përgjigjur: "Ne nuk jemi tacos".

Komenti Jill vjen pasi popullariteti i presidentit Joe Biden me votuesit hispanikë ka rënë. 

Zonja Biden po i drejtohej një konference në San Antonio mbi barazinë hispanike kur tha: "Diversiteti i këtij komuniteti është po aq i dallueshëm sa bodegat e Bronksit, po aq i bukur sa lulet e Majamit dhe po aq unik sa tacot e mëngjesit këtu në San Antonio".

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë i bëri thirrje zonjës Biden të marrë kohë për të kuptuar më mirë latinët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos