Hysaj si “raketë”, shënon gol në Serie A

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 18:24 | Futboll

Elseid Hysaj është bërë me “krahë” pasi ka marrë ftesën e Sylvinho-s për dy ndeshjet e qershorit me Kombëtaren shqiptare.

Futbollisti shkodran, i cili shquhet si një mbrojtës i kujdesshëm, që rrallë herë del në fazën sulmuese, ka realizuar një gol mjaft të bukur në ndeshjen e parafundit në Serie A. Ai ka realizuar për Lazio-n në takimin ndaj Cremonese-s që në minutën e katërt të ndeshjes pas një dalje mjaft të shpejtë në sulm.

Ky është një tjetër sinjal pozitiv për trajnerin brazilian të kombëtares sonë në prag të ndeshjeve me Moldavinë dhe Ishujt Farore, teksa këtë javë kanë gjetur golin edhe Uzuni e Asani, po ashtu pjesë e listës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos