
Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Paraprakisht dyshohet se ka pasur një shpërthim në nëntokë i cili ka shkaktuar plagosjen e minatorit 36-vjeçar me inicialet V.D.
Ai është nxjerrë nga nëntoka dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që ekspertët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera) të hedhin dritë mbi rrethanat e shpërthimit. (A2 Televizion)