Kërkoi masë sigurie më të butë, refuzohet kërkesa e Ardian Çapjes për lirim nga qelia

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 12:41 | Kronikë
Kërkoi masë sigurie më të butë, refuzohet kërkesa

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Ardian Çapjes për lirim nga qelia.

Çapja kërkoi zëvendësimin e masës në një masë më të butë, me pretendimin se nuk ka prova.

https://a2news.com/2021/04/01/gjykata-cakton-masen-e-sigurise-per-ardian-capjen/

Procedimi penal në ngarkim të Ardian dhe Florenc Çapjas i ka kaluar për kompetencë hetimi në SPAK.

Arrestimi i Ardian Çapjas është realizuar në kuadër të hetimeve për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Për këtë vrasje dyshohen si autorë Ardian dhe Florenc Çapja.

Ardian Çapja u arrestua nga operacioni “KRASTA 2021” i RENEA-s, në banesën e tij në Elbasan, ku u gjet dhe një kallashnikov, si edhe disa radio e uniforma policie.

Po në lidhje me vrasjen e dyfishtë të vitit 2012, Prokuroria e Elbasanit firmosi urdhër-arresti edhe për të afërmin e 53-vjeçarit, Florenc Çapja, por ai nuk u arrestua, pasi rezulton të ishte larguar më parë jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos