All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

1 mijë bileta në shitje për finalen e Kupës, tifozët dynden në dyqanin e FSHF, mësohen edhe çmimet

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 14:32 | Futboll
All - Paragraf - 1

Pas gati një viti e gjysmë nga ndeshja e fundit, FSHF ka nxjerrë në shitje bileta për tifozët e futbollit. Ditën e sotme edhe pse me një njoftim që erdhi pak orë para ndeshjes finale të Kupës mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, FSHF nxori në shitje 1 mijë bileta.

Mësohet se çmimet e biletave janë ndarë në 3 kategori, 500 lekë tribunat pas porte, 1000 lekë tribuna në karshi dhe 3000 lekë tribuna kryesore.

All - Paragraf - 3

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, njoftoi se duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet prania e tifozëve 30 për qind e kapaciteteve të stadiumeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

Latest Videos