Vllaznia-Skënderbeu me tifozë, leje e posaçme për finalen e Kupës

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 12:48 | Futboll
Vllaznia-Skënderbeu me tifozë, leje e posaçme për finalen

Vllaznia dhe Skënderbeu do të luajnë sot finalen e Kupës së Shqipërisë në orën 19:00 në Arenën Kombëtare.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë, me anë të një leje të posaçme, do të lejojë praninë e 1 mijë tifozëve në stadium.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, pak ditë më parë, njoftoi se duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet prania e tifozëve 30 për qind e kapaciteteve të stadiumeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos