Anxhela Peristeri fiton Festivalin e 59, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 08:04 | Aktualitet

Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të këngës, në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm.

Kënga “Karma”, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Bahitit, ishte një ndër më të klikuarat në Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar, në YouTube.

Në vend të dytë u rendit Sardi Struga, me këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.  

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos