
Është betuar sot anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë funksionale këtë gjykatë dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtarëve për vënien në funksion brenda këtij viti.
Përparim Kalo u betua me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, para presidentit Ilir Meta, në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.”
Presidenti Meta i uroi suksese gjyqtarit Përparim Kalo në detyrën e tij të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)