
Pasi arritën nivelin më të lartë në një dekadë, çmimet po vijojnë të shtrenjtohen. Festat e fundvitit janë njëra arsye. Rritja që varion nga 5 në 10 për qind, në varësi të produkteve po rëndon direkt xhepat e qytetarëve.
Frutat, perimet dhe zarzavatet po pësojnë edhe rritjen më të madhe në çmime.
Nga ana tjetër, tregtarët ankohen për rënie të kërkesës.
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në nëntor shqiptarët paguan më shtrenjtë se kurdoherë tjetër në 10 vitet e fundit për ato çka konsumuan. Zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve bëri që inflacioni të kapërcente nivelin 3.1 për qind, duke u futur në një etapë të re krize çmimesh. (A2 Televizion)