Marrëveshja për certifikata do të nxisë shkëmbimet tregtare, problem aktual koha e pritjes në dogana

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 15:56 | Ekonomi
Marrëveshja për certifikata do të nxisë shkëmbimet

Eksportuesit dhe importuesit e shteteve pjesë e nismës, “Ballkani i Hapur” do të kenë një problem më pak në pikat kufitare. Kjo lehtësi vjen pas firmosjes së një marrëveshje e cila mundëson njohjen e certifikatave të veterinarisë dhe laboratorët mes vendeve të Rajonit.

Ndonëse aktualisht mbetet vetëm në letër, marrëveshja pritet të nxisë shkëmbimet tregtare mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, deri sa marrëveshja të kthehet në akt konkret, tregtarët do vijojnë të vuajnë kohë të larta pritjeje, sidomos në pikat doganore shqiptare.

Referuar të dhënave nga Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë për Vendet e Ballkanit Juglindor, aktualisht mesatarisht një kamion harxhon 3 orë e 20 minuta për procedurat e pritjes dhe përpunimit në pikat doganore hyrëse në Shqipëri, me diferencë të ndjeshme nga vendi i dytë, Mali i Zi, madje shumë larg edhe Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos