Foto e vitit 1881: Pamje nga Meka, sot Arabia Saudite Foto e vitit 1852: Një krokodil i ngordhur në një varkë mbi lumin Nil, Egjipt Foto e viteve 1870-1890: Një rrugë në Canton, sot Guangzhou, Kinë Foto e vitit 1882: Portreti i një pasaniku indian me shoqëruesit e tij Foto e vitit 1865: Portreti i Emir Abdelkader, figurë kyçe e rezistencës algjeriane Foto e vitit 1849: Andet, në Peru ose Bolivi Foto e viteve 1889-1890: Kompleksi i tempullit Prambanan, Yogyakarta, Indonezi Foto e vitit 1885-1894: Mbretëresha e Nepalit me shoqërueset e saj Foto e viteve 1885-1888: Portreti i një vajze të re në Etiopi Foto e viteve 1870-1874: Panoramë e portit të qytetit Kobe, Japoni
Sot, për të bërë një foto, mjafton të nxjerrësh telefonin nga xhepi. Por dy shekuj më parë gjërat ishin pak më të ndërlikuara se kaq. Përhapja e aparateve fotografikë në Europën e shekullit XIX bëri që bota të shihej përmes një tjetër këndvështrimi. Deri atëherë, vendet dhe popujt përcilleshin te njëri-tjetri përmes veprave artistike, si përshkrimet në libra apo pikturat. Por me futjen e fotografisë gjërat do të ndryshonin përgjithmonë.
Në një ekspozitë të ditëve të fundit në muzeun “Louvre” në Abu Dhabi, u shfaqën për publikun 250 foto që vlerësohet të jenë më të vjetrat në botë, të marra nga Lindja e Mesme, Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut dhe e Jugut. CNN ka përzgjedhur 10 prej tyre që besohet se janë më të vjetrat jashtë kontinentit europian.
Shfletoni galerinë për t’i parë të gjitha. (A2 Televizion)