Lewis Hamilton, 100 “pole position” në karrierë

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 16:22 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton vijon të shkruajë historinë në Formula 1.

Me “pole position” që fitoi sot në Çmimin e Madh të Spanjës, britaniku ka arritur shifrën 100 “pole position” në karrierën e tij fantastike, gjatë së cilës ka fituar edhe 7 tituj kampion.

Në garën e nesërme, nga vendi i dytë do të niset Max Verstappen (Red Bull), ndërsa i treti Valtteri Bottas (Mercedes).

Dy makinat Ferrari arritën të regjistronin kohën e katërt (Leclerc) dhe të gjashtë (Sainz) më të shpejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos