Sot pilotët e Formula 1 do të sfidojnë njëri tjetrin në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës, në Montmelo. Por ka një pilot që më shumë se të qindtat e sekondave duhet t’i druhet çdo kthese në pistë, si dhe skepticizmit të kolegëve të tij.
Bëhet fjalë për rusin Nikita Mazepin, debutues në këtë sezon me skuadrën e Haas, ndërkohë që garat e para nuk po i japin aspak lavdërime sportive, por më së shumti e kanë bërë të njohur më së shumti si piloti më i keq i viteve të fundit.
Në garën e parë të Bahrejnit doli në xhiron e parë, në Imola ishte i 17-ti, në Portugali rrezikoi garën e Sergio Perez duke injoruar flamujt. Dje në Spanjë, gjatë xhirove jo zyrtare, sërish rusi doli nga pista në momentet e para.
Garat e para nuk po i japin aspak lavdërime sportive rusit Nikita Mazepin Mazepin, debutues në këtë sezon me skuadrën e Haas Në garën e parë të Bahrejnit doli në xhiron e parë, në Imola ishte i 17-ti, në Portugali rrezikoi garën e Sergio Perez Dje në Spanjë, gjatë xhirove jo zyrtare, sërish rusi doli nga pista në momentet e para Pilotët kanë filluar të tregojnë durim të pakët për 22-vjeçarin, për një drejtim shumë agresiv të mjetit të tij në garë, i tepërt për një pilot pa shumë eksperiencë Haas me siguri do të ketë gjithsesi durim me të, i ati është sponsori kryesor i ekipit amerikan Mazepin është pinjolli i një miliarderi me origjinë bjelloruse, Dmitry Mazepin Dmitry Mazepin, i afërt me Putin, pronar i një nga industrive kimike më të mëdha në Rusi Nikita vijon me qasjen e tij prej divi jashtë pistave Nikita Mazepin
Pilotët e tjerë kanë filluar të tregojnë durim të pakët për veprimet e 22 vjeçarit, i shprehur hapur nga Perez por edhe nga ferraristi Leclerc ditën e djeshme kur komentoi live aksidentin e rusit, “ Mazepin nuk do të ndryshojë kurrë”, ishin fjalët e tij.
Një pjesë e antipatisë së krijuar me kolegët vjen padyshim nga fakti që Mazepin është pinjolli i një miliarderi me origjinë bjelloruse, Dmitry Mazepin, pronar i një nga industrive kimike më të mëdha në Rusi. Por kjo nuk mjafton, nga momenti që miliarder është edhe Lance Stroll, i cili po len mbresa sportive më të qëndrueshme. Sa për baballarët e njohur, kolegu i tij në Haas është djali i mitit Michael Shumacher.
Por Nikita edhe pse ende një ”student” i privilegjuar, vijon me qasjen e tij prej divi jashtë pistave, si dhe për një drejtim shumë agresiv të mjetit të tij në garë, i tepërt për një të ri pa shumë eksperiencë. Haas me siguri do të ketë gjithsesi durim me të, i ati është sponsori kryesor i ekipit amerikan, por agjencitë e basteve kanë filluar që tani të nxjerrin kuotat e një përplasje fizike me pilotët e tjerë. (A2 Televizion)