
Jo më larg se 10 km nga Korça, banorët e fshatit Kuç i Zi, duhet të ngrihen herët në mëngjes që të mbushin ujë për nevojat e familjes.
Ndërsa për të përballuar edhe bagëtitë apo shërbimet e tokës as që bëhet fjalë. Ato që nuk arrijnë të mbushin në ato pak minuta që uji u vjen ne çesma, duhet t’i ngjiten malit për të mbushur ujë.
Dhe kjo është arsyeja që banorët janë bërë bashkë për të protestuar dhe tërhequr vëmendjen
Ato shprehen se kjo situatë është përkeqësuar pasi ujësjellësi kaloi në varësi të bashkisë së Korçës.
Ndërkohë nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve të Korçës shprehen se e njohin situatën në fshatin Kuç i Zi dhe se janë duke punuar për të përmirësuar furnizimin me ujë të banorëve. (A2 Televizion)