Gjykata Kushtetuese plotësohet pas 7 vitesh nga reforma në drejtësi

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 12:43 | Aktualitet
Gjykata Kushtetuese plotësohet pas 7 vitesh nga reforma në

Për herë të parë që pas miratimit të reformës në drejtësi, Gjykata Kushtetuese është në funksionalitet të plotë. Anëtari i nëntë, Gent Ibrahimi zhvilloi ceremoninë e betimit përpara Presidentit të Republikës, akt, i cili i hap rrugë ushtrimin të mandatit nëntë vjeçar.

Kjo ishte gjykata e parë, e cila për një hark kohor më shumë se dy vjeçar pushoi së funksionuari, për shkak se pesë anëtar të saj nuk kaluan filtrin e vettingut, ndërsa tre të tjerë dhanë dorëheqjen duke i shpëtuar procesit të rivlerësimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos