
Njoftimit të Qeverisë shqiptare rreth largimit të ambasadores amerikane, Yuri Kim zgjodhi jap një përgjigje vetë.
“Kam qenë për tre vite dhe do të qëndroj edhe për pak më gjatë. Jam çfarë kam kuptuar gjatë qëndrimit këtu. Është një sfidë e madhe. Jo se Shqipëria është veçanërisht e keqe, veçanërisht e korruptuar. Kjo nuk qëndron”, tha Kim.
Këtë deklaratë ambasadorja Kim e dha nga Poli i Drejtësisë, sektor për të cilin amerikanët janë investuar fuqimisht që nga reforma e vitit 2016. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ambasadorja Kim nuk i kurseu kritikat ndaj togave të zeza. “Mjaft kohë ka kaluar duhet të japim drejtësi për njerëzit, duhet te gjejmë një rrugë. E di që qytetarët shqiptarë ashtu dhe ata të SHBA mezi presin të shohin gjykatat më të mbushura, me gjyqtarët që janë të trajnuar, të paanshëm, të zotët dhe me vullnet për të dhënë drejtësi, jo hakmarrje, drejtësi!”.
Ashtu si në ditët e para të misionit të saj diplomatik në Tiranë, Yuri Kim foli jo me gjuhën e diplomatëve, duke shigjetuar edhe politikën e Tiranës. “Është një vend i vogël, të gjithë njohin gjithkënd. Vendimet rreth drejtësisë ndikojnë tek të gjithë në mënyra që ndonjëherë nuk duam ta pranojmë; Vendimet se kush duhet të jetë në një pozicion apo tjetër, kush do jete drejtuesi i njërit institucion apo një tjetri, në një far mënyrë janë të ndërlidhura. Por është koha të themi që Shqipëria është gati për hapin tjetër”.
Debati rreth mandatit të Yuri Kim u ndez pas qëndrimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare e cila deklaroi se Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës është në proces zëvendësimi. Twitteri i Ministrisë shkaktoi jo pak reagim publik duke hedhur pikëpyetje mbi marrëdhëniet e qeverisë me ambasadoren amerikane. (A2 Televizion)