Bilanci i pandemisë, vetëm dy të infektuar

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 18:06 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, vetëm dy të infektuar

Vetëm dy persona kanë rezultuan të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 80 testime të kryera në 24 orë, sinjal se tashmë kurba e virusit qëndron në nivele minimale.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 168. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 80 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Kamëz dhe Fier.

Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,659 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                2

Të shëruar në 24 orë             14

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       80

Testime totale                   2,013,068

Raste pozitive                      332,421

Raste të shëruara                  328,659

Raste Aktive                             168

Humbje jete                              3,594 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos