
Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit me 114 kg kanabis.
Joni Mosku, Ligor Romaçka, Idriz Manej dhe Albion Çiko u arrestuan ditën e shtunë, kur avokati Joni Mosku tentoi të kalonte nga Dogana Goricë 66 kg lëndë narkotike.
Ndërsa Ligor Romaçkës iu gjet në magazinë 48 kg kanabis, bashkë me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumentacion. (A2 Televizion)