
Një aksident i rëndë ka ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Plepa-Romanat në Durrës. Sipas njoftimit të policisë një mjet tip "Benz" me drejtues një 23-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi 23-vjeçar, kurse drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)