Tenderi i uniformave, Gjykata e Lartë prish dhe kthen për rigjykim vendimin e Apelit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 09:56 | Kronikë
Tenderi i uniformave, Gjykata e Lartë prish dhe kthen për rigjykim

Gjykata e Lartë ka prishur dhe ka kthyer për rigjykim vendimin e Apelit që ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma.

Vendimi i Gjykatës së Lartë përfshin 7 prej tyre, mes të cilëve edhe Edlira Naqellarin, dhe 1 tjetër në arrest shtëpie.

https://a2news.com/2021/07/12/gjkko-le-ne-fuqi-masat-e-sigurise-per-9-zyrtaret-e-tenderit-te-uniformave-te-policise/

SPAK akuzon të dyshuarit për “shkelje të barazisë në tendera”, përmes ndryshimit të kushteve e kritereve të tenderit dhe favorizimit të një prej kompanive garuese. Sipas dosjes së prokurorisë, të siguruar nga A2CNN, procedura e tenderit “Blerje e shpërndarjeve e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, duhet të zhvillohej në tri pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/28/tenderi-i-uniformave-te-policise-edlira-naqellari-kerkon-lirimin-nga-burgu/

A2 CNN Livestream

Latest Videos