
Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmon rrëzimin e kërkesës së Adriatik Llallës për shtyrjen e pezullimit të ekzekutimit të dënimit me dy vite burg ndaj tij.
Më 22 shtator, Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimin me 2 vite burg për të, për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Vendimi i gjykatës ende nuk është zbatuar, pasi Llalla rezultoi të ishte larguar nga vendi disa ditë para shpalljes së tij. Pas gati dy javëve kërkim brenda territorit të vendit dhe pas mosgjetjes së tij, SPAK nënshkroi procedurën e kërkimit ndërkombëtar për Llallën, duke ia përcjellë shkresën zyrës së INTERPOL. (A2 Televizion)