
100 vite Bibliotekë Kombëtare e gjejnë këtë institucion në gjendje të mjerueshme. Imazhi dhe misioni i bibliotekës që kemi pasur për vitet të tëra nuk është imazhi që sot kanë të rinjtë.
Veprat që u përfshinë nga flakët dhe uji, nuk janë sot në një gjendje të mirë. Dhe projektet e qeverisë nuk përfshijnë këtë ndërtesë. Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, planet po bëhen për një ndërtesë të re.
Edhe biblioteka që mbylli huazimin e librit, nuk është hapur ende me këtë shërbim. Jemi vendi ku prej disa vitesh biblioteka nuk funksionon, por kjo nuk ka zgjidhje. Ndaj edhe Biblioteka Kombëtare po shkon drejt digjitalizimit të veprave. Ky është i vetmi lajm i mirë që mund të ndahet në këtë 100-vjetor. Ndaj, kush nuk di të përdorë internetin, kush nuk ka mundësi teknike, kjo nuk është koha e duhur për të lexuar. (A2 Televizion)