
Diplomacia e marrëdhënieve shqiptare është titulli që ka prezantuar profesori Paskal Milo si një analizë me fakte dhe informacione të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Autori, si dëshmitar i ngjarjeve, shpeshherë, por edhe si ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë ka rrëfyer edhe perceptimin e shoqërisë amerikane për shqiptarët që ishin personalitete aty, apo që kontribuonin për një marrëdhënie miqësore mes dy vendeve.
Përtej hapësirës që u krijua për shumë vite, kur gjatë komunizmit, Shqipëria dhe Amerika ndalën shkëmbimet dhe dialogun, autori përcjell përmes kësaj vepre një histori të kontributit të shqiptarëve të Amerikës që ndërtuan themelet e marrëdhënies që nga ana diplomatike, përtej ndarjes disavjeçare rinisën po aq të mira sa ishin kur u shkëputën.
Interesi, kujdesi dhe sigurisht edhe ndërhyrja e administratës amerikane ndaj politikës shqiptare në rajon, por veçanërisht ndaj Kosovës, është një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj vepre që profesor Milo promovon përmes këtij libri, prezantimi i së cilit u shoqërua edhe me një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ngjarjet e përfshira në vepër. (A2 Televizion)