
Kur janë numëruar votat e 30 kutive, deri në orën 04:30, nga 126 në total, gara për bashkinë e Lezhës duket se do të jetë e ashpër e do të pritet deri në kutinë e fundit.
Në kutitë e para, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni pati një avantazh të lehtë, i cili tashmë nga kaluar në anën e socialistit Pjerin Ndreu.
Deri tani, Ndreu ka marrë 3453 vota, ndërsa Gjoni ka marrë 3398.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)