Pas Elbasanit, Vorës, Kamzës, Pustecit e Delvinës, Partia Socialiste ka fituar edhe në bashkinë e Poliçanit.
Kur janë numëruar votat e 20 kutive nga 22 në total, kandidati i Partisë Socialiste, Adriatik Zotkaj, ka arritur të marrë 3818 vota, më shumë se 78%.
Kur janë për t’u numëruar edhe dy kutitë e fundit, i dyti renditet Florian Qama nga Partia Demokratike me 509 vota, ndërsa Behar Xhaferaj nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 406 vota.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)
