
Burime për A2 bëjnë me dije se një rasti i ri i prekur me koronavirus është regjistruar në qytetin e Durrësit, i cili nuk është pjesë i zinxhirit hetimor epidemilogjik të personave të prekur deri tani nga ky infeksion.
Bëhet fjalë për një grua 74-vjeçare, që ka një histori udhëtimi nga Bergamo e Italisë dhe që është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Infektiv të Tiranës.
E moshuara nga Durrësi është personi i 11 i prekur nga koronavirusi në qytetin bregdetar, i cili regjistron gjithashtu dhe një vdekje. (A2 Televizion)