Masat e reja, nga e hëna vetëm një person nga familja mund të dalë

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 13:16 | Aktualitet
Masat e reja, nga e hëna vetëm një person nga familja mund

Kryeministri Edi Rama paralajmëron shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se nga e hëna vetëm një personi nga familja do t’i lejohet dalja nga shtëpia për të bërë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe kjo do të bëhet duke u regjistruar në një aplikacion që do të prezantohet.

Më tej Edi Rama shton se orari i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 05:00 deri në 13:00/

“Gati aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar! Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13:00 nesër deri të hënën 05:00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur! Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, shkruan kryeministri në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos