Një zjarr i madh në orët e para të mëngjesit ka djegur ish-ndërtesën e “Konviktit Kosova” në qytetin e Krumës.
Sipas burimeve pranë policisë së Hasit mësohet se ndërtesa 2 katëshe është përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri të ndezur nga 3 minorenë. Policia ka bërë të mundur identifikimin e tyre dhe të tre po procedohen në gjendje të lirë.
Ndërtesa ka qenë jashtë funksionit për shkak të degradimit të saj ndër vite ndërsa përhapja e zjarrit me shpejtësi është mundësuar pasi struktura e brendshme kanë qenë me dërrasa. Për shuarjen e flakëve shkuan menjëherë ekipet zjarrfikëse të bashkisë.
Ndërtesa në fjalë, për herë të parë shërbeu si internat më 12 dhjetor të vitit 1922. Ajo ka shërbyer në atë kohë edhe si shkollë, ndërkohë që pas viteve 90 ajo ka pësuar një degradim total, ku edhe muzeu është shkatërruar. (A2 Televizion)