
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 17 viktima nga koronavirusi.
Ndërkohë, nga 1541 testime janë konfirmuar 557 raste të reja. Qyteti më i prekur mbetet Prishtina me 217 infeksione.
Lajmi i mirë është se 727 pacientë e kanë mposhtur virusin për një total prej 30157 të shëruarish.
Sipas autoriteteve, me shifrat e sotme numri total i rasteve aktive është 12587 raste, ndërsa ai i fataliteteve ka shkuar në 1137. (A2 Televizion)