
13 viktima dhe 562 raste të reja nga Covid-19. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.
Autoritetet njoftuan se vatra kryesore vijon të mbetet Prishtina me 223 infeksione ditore.
Lajmi i mire është se 761 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.
Me shifrat e sotme, numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë shkon në mbi 12 mijë, kurse i viktimave në 1161. (A2 Televizion)