Në hetim për vrasje, OFL i dërgon formularin Ervis Martinajt dhe dy të dënuarve të tjerë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 13:24 | Kronikë
Në hetim për vrasje, OFL i dërgon formularin Ervis Martinajt dhe

Ervis Martinaj, një emër i njohur për drejtësinë në vend sipas Operacionit Forca e Ligjit është nën hetim për vrasje me paramendim. Bashkë më të, brenda 48 orëve duhet të përgjigjen dhe dy vëllezërit Arben dhe Valentino Kaçorri, me lidhje krushqie me Martinajn. Sipas OFL edhe ata janë të dënuar në Itali për vrasje e trafik armësh.

38-vjeçari Martinaj është në hetim për ngjarjen e 4 tetorit të vitit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku në një përplasje me armë, ai mbeti i plagosur në qafë ndërsa u vra miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato. Për përplasjen në lokal vijon të jetë në kërkim ish-komando Mervjol Billo.

Kohën kur ndodhi ngjarja, ndaj Martinajt nisi një proces gjyqësor por edhe pse me 7 akuza ndaj tij Martinaj arriti të linte qelinë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh. Vendimi i shkallës së parë u konfirmua dhe në gjykatën e apelit.

Arben dhe Valentino Kaçorri nga ana tjetër dyshohet se janë pjesë e trafikimit të lëndëve narkotike por edhe të dyshuar për vrasje. Veç Italisë, Arben Kaçorri në vitin 2008, në atë kohë 36-vjecar, u ndalua nga policia kufitare e Kakavijës me 4 kilogramë marijuanë dhe 300 gramë kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos