
Pas shpalljes se moskompetencës nga SPAK për të hetuar të ashtuquajturin grupi i Bajrave, Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër, nën masa të rrepta sigurie ka vendosur këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest në burg” për disa nga të dyshuarit.
Në burg u lanë Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri dhe tre të akuzuarit e tjerë. Ndërsa për disa anëtarë u dhanë masa më të lehta sigurie. Të përfshirët në grupin e Bajrave hetohen për akuzat e “paracaktimit të rezultateve sportive”, “ndërtim të paligjshëm” dhe “armëmbajtje pa leje në ambiente private”.
Dosja "Bajri" i kaloi Shkodrës, duke e hequr nga duart e SPAK, pasi nuk u provua akuza për grup të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)