Mbi 900 të shëruar, në 24 orët e fundit, në Kosovë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 15:04 | Kosova

Kosova ka shënuar, 14 viktima, në 24 orët e fundit, për një total prej 1120 fatalitetesh.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik, ka raportuar se nga 1407 testime të kryera, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 519 persona. Vatra kryesore në vend, vijon të jetë Prishtina me 215 infeksione ditore.

Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 926 pacientë.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 43 324, prej të cilave aktivë janë 12 774 pacientë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos