14 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 16:12 | Kosova
14 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit, Kosova ka raportuar 14 viktima nga koronavirusi për një total prej 2053 fatalitetesh.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike theksohet se nga 3,230 testime, pozitivë kanë rezultuar edhe 520 persona.

Koronavirusin e kanë mposhtur edhe 646 pacientë ndërsa raste aktive janë 12.760 raste.

Në bazë të këtyre shifrave, që nga marsi i vitit 2020 dhe deri më 16 prill 2021, në Kosovë janë regjistruar 100.655 raste me koronavirusin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos