Kosova zbut kufizimet, nga 19 prilli hap baret dhe restorantet

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 15:39 | Kosova
Kosova zbut kufizimet, nga 19 prilli hap baret dhe restorantet

Baret, restorantet dhe qendrat tregtare do të rihapin dyert në Kosovë, nga 19 prilli. Lajmi u bë i ditur në një njoftim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, që siguroi se zbatimi i masave anti-covid, do të jetë kusht i rëndësishem.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, theksoi se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren mbi bazë të rekomandimeve të ekspertëve, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është alarmante, pasi këto institucione janë të mbingarkuara me pacientë të infektuar më COVID 19. Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”.

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin ekoronavirusit, të cila janë në fuqi nga data 7 prill përfshijnë pezullimin e aktiviteteve në bare e restorante, përveç shërbimeve ‘merr me vete’ dhe atyre me porosi.

Po ashtu është e ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare. Autoritetet kanë kufizuar edhe lëvizjen e lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç se në raste urgjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos