
14 viktima nga koronavirusi u konfirmuan të enjten në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 368 raste të reja nga 6,882 teste.
Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,382 persona të shëruar nga koronavirusi ndërsa aktualisht, raste aktive mbeten 13,473.
Në Kosovë janë dhënë gjithsej mbi 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit, ndërsa mbi 399,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht. (A2 Televizion)