
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 14-vjeçar, banues në Mamurras, pasi u njoftua nga banorë të zonës se po qëllonte me armë zjarri në ajër.
Policia tha se arriti ta neutralizojë adoleshentin pa shkaktuar probleme të mëtejshme, duke e vënë në pranga.
Sipas policisë, i mituri ka qëlluar me breshëri në ajër, por nuk dihen arsyet pse e ka bërë këtë. (A2 Televizion)