Konflikt mes disa personave në aksin Llogara-Orikum, qëllohet me armë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 21:06 | Kronikë
Konflikt mes disa personave në aksin Llogara-Orikum, qëllohet me

Një konflikt me sende të forta dhe armë mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Llogara- Orikum.

Sikurse njofton policia, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përfshirë në këtë incident dhe disa prej pasagjerve.

Burime për A2 bëjnë me dije se pas konfliktit, një nga mjetet ka qëlluar me armë por nuk raportohen persona të lënduar.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos