15 vite burg për Moisi Habilajn, Gjykata e Lartë në Itali nuk ndryshon vendimin

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 12:37 | Kronikë
15 vite burg për Moisi Habilajn, Gjykata e Lartë në Itali nuk

Gjykata e Lartë në Itali la të pandryshuar vendimin me 15 vite heqje lirie për Moisi Habilajn, i arrestuar në vitin 2017 si drejtues i grupit të narkotrafikut të hashashit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Habilaj çoi çështjen në Gjykatën e Lartë pasi gjykata e apelit të Katanias la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Moisi Habilaj njihet dhe si kushëriri i ish-ministrit Tahiri, për të cilin në Shqipëri u dha një dënim me 3 vite e 4 muaj heqje lirie për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pak kohë më parë, Sajmir Tahiri i drejtoi një kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me burg me arsyen se ndihet i rrezikuar në burgun e Fierit.

Ai thotë se po vuan dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme ku ndodhen dhe të dënuar të grupit të Lazaratit dhe Xibrakës, të arrestuar gjatë kohës kur Tahiri ushtronte detyrën e ministrit.

Në kërkesë thuhet se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e Saimir Tahirit, mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të pandehurin, si dhe për familjen e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos