Traktori bie në kanal, humb jetën drejtuesi

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 09:01 | Kronikë
Traktori bie në kanal, humb jetën drejtuesi

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Boçovë të Fierit.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos