
Policia e Shtetit po ekzekuton 32 urdhërarreste të kërkuara nga SPAK. Operacioni i nisur në orët e para të mëngjesit është shtrirë në disa qytetet të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier.
Fletarrestet janë lëshuar për persona të përfshirë në vrasje, shantazh dhe krim të organizuar. Numri më i madh i kërkesave të SPAK, plot 19, i përket Elbasanit, mes të cilëve emra të rëndësishëm të botës së krimit, që kanë dominuar Elbasanin në vitet e fundit.
2 urdhra të tjerë janë në Tiranë, ndërsa 11 të tjerët në qytetet e tjera të vendit. Mes tyre ka edhe punonjës policie.
Burime policore kanë konfirmuar se deri tani janë prangosur 10 nga të kërkuarit, ndërsa mes masave të dhëna në mungesë nga gjykata, ka edhe për persona, të cilët janë në burg për vepra të tjera penale. (A2 Televizion)