Rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy persona në Palasë

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 07:22 | Kronikë
Rrezikuan të mbyteshin, policia shpëton dy persona në Palasë

Shërbimi i Policisë Kufitare në Dhërmi arriti të shpëtojë 2 persona, mbrëmjen e së mërkurës, që rrezikonin të mbyteshin në zonën e Palasës.

Policia mori njoftim rreth orë 20:00 për dy personat në vështirësi, të cilët nuk mund të ktheheshin në breg me mjetin e tyre lundrues për shkak të rrymave të forta.

Pas kontrolleve, policia arriti t'i gjente ata dy milje përballë bregut në zonën e Palasës, në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos