Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, makina bie në greminë

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 08:25 | Kronikë

Një aksident i rëndë ndodhi, mëngjesin e sotëm, në Rrugën e Kombit me pasojë një humbje jete dhe një i plagosur.

Një automjet tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës. Policia mbërriti në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

Viktima është shtetasi A. Rr. 25 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur Xh.L. 19 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Kukësit.

Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit, pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës, nga ku ka dalë automjeti jashtë saj nuk ka trafikndarëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos