15-vjeçari hyn në rekordet Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 21:38 | Sporte të tjera

Një 15 vjeçar në Florida i cili është pjesë e një ekipi basketbolli, është bërë pjesë e librit të rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë me 228 centimetrat e tij.

Me origjinë kanadeze, Olivier Rioux stërvitet në akademinë IMG në Bradenton dhe synon që të bëhet një basketbollist profesionist, ndërkohë që trupi i tij vijon të zgjatet.

Trajneri Jeremy Schiller tregon se Olivier është një yll në rritje në basketboll. Ai është një pasues fenomenal dhe realizues perfekt nga pozicioni i 3 pikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos