1,6 ton metamfetaminë kapet në Australi, në treg do të shitej mbi 800 mln $

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 10:50 | Bota

Autoritetet australiane sekuestruan 1,6 tonë metamfetaminë, sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë në portet e vendit. Ngarkesa ishte fshehur në kontejnerë me bokse audio që vinin nga Tajlanda.

Zyrtarë të Patrullës Australiane të Kufirit e zbuluan drogën kur kaluan në skaner kutitë e drurit dhe gjetën anomali. Sipas tyre, e gjithë sasia vlen thuajse 16 milionë dollarë, por kur të shitet me pakicë në rrugët e qyteteve, mund të shkojë deri në 837 milionë dollarë amerikanë. Përveç metamfetaminës, autoritetet gjetën edhe 37 kilogramë heroinë.

Almost 1.6 tonnes of methylamphetamine (ice) detecte by ABF in stereo speakers from Thailand.

Vitin e kaluar, autoritetet kufitare australiane kanë kryer 43 000 operacione ku janë sekuestruar në total 11,8 tonë lëndë narkotike të paligjshme, çka e bën sasinë e sekuestruar këtë të premte të jetë më shumë se 13% e gjithë sasisë së kapur vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos