Kina paralajmëron qytetarët: SHBA është djall, mos shkoni atje!

Nga A2 CNN
6 Qershor 2019, 14:20 | Bota
Kina paralajmëron qytetarët: SHBA është djall, mos shkoni

 “SHBA është djall, mos shkoni atje”. Është ky mesazhi i fundit i Kinës për qytetarët e saj, që në një farë mënyrë kërkon të rëndojë në ekonominë amerikane. Në ditët e fundit qeveria e Pekinit lëshoi dy alarme udhëtimi për qytetarët e drejtuar për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa media shtetërore ashpërsoi retorikën anti-amerikane.

Paralajmërimet janë lëshuar me arsyetimin se SHBA nuk është një vend i sigurtë dhe atje turistët mund të grabiten ose qëllohen me armë. Ky është treguesi më i fundit, që Kina është e gatshme të zgjasë luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore.

Nga ana tjetër edhe presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëroi të njëjtën gjë, madje kërcënoi me përshkallëzimin e tarifave.

 “Në negociatat tona me Kinën po ndodhin shumë zhvillime interesante. Do të shohim si do të shkojnë. Ndërkohë, ne po përfitojmë 25% të 250 miliardë dollarëve tregti dhe kjo mund të rritet deri në 300 miliardë dhe unë do ta bëj këtë në kohën e duhur. Por mendoj se Kina ka dëshirë shumë të madhe të arrijë një marrëveshje”, deklaroi Trump.  

Pjesë e kësaj luftë tregtare të ashpër është bërë dhe Huawei. Administrata Trump e konsideron gjigandin teknologjik të Kinës, një kërcënim për sigurinë dhe e ka vendosur atë në listën e zezë të kompanive, me të cilat firmat amerikane nuk mund të bashkëpunojnë.

SHBA po bën presion edhe ndaj shteteve të tjera perëndimore që të refuzojnë bashkëpunimin për vendosjen e rrjetit 5G. Uashingtoni dyshon se qeveria e Pekinit do ta përdorë këtë rrjet për të përgjuar zyrtarët dhe qytetarët e shteteve perëndimore. Por kjo akuzë është mohuar kategorikisht nga Huawei dhe Kina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos