Premtimi i LeBron: Sezonin e fundit luaj me tim bir, kudo që të jetë ai

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 11:19 | Sporte të tjera

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James thotë se është i vendosur që të luajë me të birin Bronny në sezonin e fundit të NBA. 37-vjeçari, katër herë fitues i kampionatit amerikan të basketbollit, zbuloi planet e tij gjatë një interviste për “The Athletic”, ndërsa ndodhet në Klivlend për të marrë pjesë në ndeshjen “All Star”.

“Në vitin e fundit, do të luaj me tim bir”, tha James. “Kudo që Bronny të jetë atë vit, aty do të jem edhe unë. Do të bëj gjithçka për të luajtur me tim bir për një vit. Nuk është çështje parash”.

Bronny James momentalisht është 17 vjeç dhe luan për gjimnazin “Sierra Canyon” në Los Anxhelos. Ai do të jetë gati për draftet e NBA për sezonin 2024-25, kur LeBron të jetë 39 vjeç. Ai ka një kontratë me Lakers deri në sezonin 2022-23 dhe mund të rinovojë edhe për një vit, për të zgjedhur më pas skuadrën ku do të luajë bashkë me të birin.

Këtë sezon, legjenda e NBA ka luajtur 41 ndeshje, duke realizuar mesatarisht 29,1 pikë për ndeshje. Ndeshja e së dielës është e 18-ta në “All Star” për të. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/21/steph-curry-shkelqen-ne-all-star-game-udheheq-ekipin-e-lebron-drejt-triumfit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos