
All Star Game, supersfida e shumëpritur ndërmjet Ekipit LeBron dhe Ekipit Durant ishte në nivelin e pritshmërive, duke dhuruar një spektakël të paharrueshëm. 323 pikë të realizuara nga basketbollistët më të mirë të NBA.
Në fund, ekipi LeBron triumfoi me rezultatin 163-160, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Steph Curry. Ylli i Golden State realizoi plot 50 pikë me 16 trepikësha. Një rekord absolut në finalen e All Star Game. Jo rastësisht, ai u vlerësua edhe me trofeun MVP, si Lojtari më i Mirë i ndeshjes.
Gjatë sekondave të fundit frenetike të sfidës, koshi vendimtar, që vulosi edhe suksesin e Ekipit LeBron, u shënua pikërisht nga Mbreti. Kapiteni i skuadrës, certifikoi suksesin, në një mbrëmje të paharrueshme për sportistët dhe tifozët. (A2 Televizion)